• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kim Kardashian zbulon emrin e vajzës?

Kim Kardashian dhe Kanye West të hënën u bën prindër për herë të tretë, këtë herë nga një nënë surrugate. Vajza e sapo ardhur në jetë akoma nuk është shfaqur për publikun, por as emri i saj nuk është bërë i ditur ende, pavarësisht kureshtjes së fansave.

Së fundmi Kim ka postuar një foto të firmës së njohur franceze ‘Loius Vuitton’ në ‘Instagram’, pa asnjë koment për të. Të gjithë janë të njohur me dashurinë ë madhe që ka ajo dhe bashkëshorti i saj për firmën e njohur, prandaj fansat kanë nisur të aludojnë mbi mundësinë e përdorimit të inicialeve apo emrit të markës për fëmijën e sapo ardhur në jetë. Ndoshta vajza do të quhet Elvie, Vuitton, Liv, dhe Lv janë shprehur ndjekësit.

Se sa të vërteta do të jenë fjalët që po qarkullojnë, mbetet për t’u parë./revistawho.com