• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles

Kim Kardashian publikon kartolinën e Krishtlindjes, dikush mungon…

Që prej fillimit të këtij muaji, Kim ka nisur të publikojë sekuenca të kartolinës së Krishtlindjes së familjes Kardashian. Fansat mezi e kanë pritur mbrëmjen e djeshme për të parë foton përfundimtare. Duhet thënë se është mjaft e bukur, por diçka mungon. Fansat e kanë kuptuar menjëherë mungesën e më të voglës prej motrave Kylie Jenner. Kujtojmë që Kylie është shtatzënë për herë të parë dhe foto të saj në periudhën e shtatzënisë nuk janë publikuar ende. Ka një arsye pas fshehjes së Kylie-t apo jo, kjo mbetet për tu zbuluar.