Pas lajmeve se Kim është ndarë nga Kanye, shumë shpejt u përhapën thashetheme se reperi e ka tradhtuar atë me Jeffree Star, grimierin e famshëm. Kim dhe Jeffree dikur kanë qenë miq dhe këto thashetheme e kanë prishur miqësinë e tyre, sipas burimeve pranë tyre.
Edhe pse Jeffree i mohoi lajmet e publikuara për të dhe Kanye-n, Kim ndihet e turpëruar.
Kjo sepse ajo me Jeffree-n kanë qenë miq të mirë, kanë jetuar në të njëjtën lagjje dhe kanë qenë mbështetës të brandeve të tyre të bukurisë.
Madje Kim e ka mbrojtur Jeffree-n në shumë situata e një prej tyre ishte kur grimieri u akuzua si racist. Megjithatë marrëdhënia e tyre tani ka ardhur në një pikë, që Kim nuk flet më me Jeffree-n dhe mesa duket kanë ndikuar thashethemet e fundit.