• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kim Kardashian mbërrin në New York pas rrëmbimit në Paris, i mungon diҫka shumë e rëndësishme

Pasi u rrëmbye në dhomën e hotelit në Paris të dielën, Kim u nis menjëherë drejt Amerikës së bashku me bashkëshortin Kanye West. Ҫifti mbërritën në New York City sot dhe ndaluan në apartamentin e tyre në Manhattan, shkruan “Class”. Kim, e cila u përpoq të mos binte shumë në sy duke mbajtur syze të zeza dhe kokën ulur, u vu re se nuk kishte në dorë as unazën e martesës. Pas rrëmbimit, të shumta kanë qenë abuzimet për vlerën e bizhuterive që u vodhën, por po ashtu nuk kanë munguar as aludimet se e gjithë ngjarja mund të jetë një sajesë e Kardashian. Sipas informacioneve të mediave ndërkombëtare, para se ylli i reality show-t të rrëmbehej, kishte në dhomën e saj bizhuteri me vlerë 10 milionë dollarë, duke përfshirë edhe shumë unaza diamanti. Edhe nëna e Kim, Kris Jenner, është rikthyer po ashtu në apartamentin e saj në New York.

f4e4d63d56c2726969d2dc6cdd98a325