• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kim Kardashian ka një sekret për të shmangur rrudhat anës buzëve dhe nuk po na pëlqen aspak!

Kim Kardashian harxhon mijëra dollarë për produktet që trajtojnë fytyrën apo për vizitat dhe ndërhyrjet estetike, por kjo nuk është gjithçka fshihet pas pamjes së freskët që ajo ka dhe fytyrës perfekte.

Për të shmangur problemet me rrudhat që krijohen anës buzëve, ajo nuk buzëqesh. Kur një fans e pyeti bukuroshen e ekranit për sekretin që fshihej pas shkëlqimit të fytyrës dhe mungesës së rrudhave ajo tha shkurt dhe saktë: “Mos buzëqesh”.

Mbase shumë nga ju mendojnë ndryshe, por kjo këshillë e Kim nuk është me vend. Në fund të fundit të gjithë do të donin të sakrifikonin pak për të qenë të lumtur dhe për të buzëqeshur./revistawho.com