• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kim kardashian i bën ‘diss’ Drake: Preferoj të ngec në një ashensor me Taylor Swift

Kim Kardashian ka pasur konflikte të ndryshme me personazhe VIP herë pas here. Në një prej emisioneve në Amerikë ‘Watch what happens with Andy Cohen’, ku ishte e ftuar së bashku me motrat e saj Khloe dhe Kourtney, ajo ka lënë të kuptohet se vazhdon të ekzistojë armiqësia e saj dhe Drake, por ajo e vjetra me këngëtaren Taylor Swift duket se është ezauruar.

‘Nëse do të ngecje në një ashensor me kë do të ndodhte, Taylor Swift apo Drake’, e pyeti drejtuesi i emisionit. Kim u shpreh se do të zgjidhte këngëtaren e njohur. Nga kjo përgjigje u kuptua se “lufta” midis familjes Kardashian dhe Drake nuk është shuar akoma.

Armiqësia e tyre u rindez kur Drake telefonoi Kanye dhe e kërcënoi atë dhe familjen e tij. Pas kësaj Kim shkroi në ‘Twitter’ rreth kësaj situate, duke thënë: ‘Drake mos e kërcëno më kurrë familjen time. Ishte Kanye ai që hapi rrugën që të kishte një Drake’.

Që prej asaj kohe duket se problemet midis tyre kanë mbetur në po të njëjtën fazë./revistawho.com