• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kim Kardashian e pranon hapur: Kanye më ka ndryshuar jetën

Kim Kardashain ka zbuluar se si ka ndryshuar qëndrimi i saj për jetën pas lidhjes me Kanye West. Përpara se Kim të fillonte të dilte me reperin çdo pjesë të jetës së saj ja dedikonte publikut. Por kur filloi lidhjen e saj me Kanye çdo gjë ndryshoi. “Më parë thosha: ‘Cili është lokali më i njohur në ‘Hollywood’? Ku mund të shkojë? Ku mund të më shikojnë të tjerët?”, – ka thënë Kim në një emision. Më pas ajo ka treguar se Kanye ishte shumë ndryshe nga ajo, ai ishte shumë diskret përsa i përket jetës private. Kështu Kim ka thënë se dhe ajo ndryshoi dhe tani bën një jetë tjetër nga ajo që bënte në fillim. “Tani jam kështu, ‘Ku janë vendet që mund të shkoj të konsumoj diçka, të shkoj me pushime ku nuk mund të na shikojë askush? Ajo që dua është thjesht privatësi”, – është shprehur Kim. /revistawho.com