• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Kim Kardashian dhe Kanye West ribashkohen për një arsye shumë të rëndësishme

Kim Kardashian dhe Kanye West janë fotografuar sërish bashkë pas kaq kohësh dhe arsyeja nuk është ata të dy. Arsyeja janë fëmijët, për të cilët ata tregojnë shumë kujdes dhe vendimet i marrin bashkë që pas ndarjes vitin e kaluar. Page Six raporton se Kim dhe Kanye kanë shkuar me pushime në San Francisko së bashku me katër fëmijët, North, Saint, Chicago dhe Psalm. Pavarësisht ndarjes, ylli i showbizit dhe reperi po mbajnë një lidhje të fortë familjare për fëmijët e tyre. Ata e kanë kaluar mëngjesin në Asian Art Museum dhe pas pushimeve së bashku i janë rikthyer aktiviteteve të tyre. Kanye është kthyer në Las Vegas ndërsa Kim në Los Angeles me të katër fëmijët.