Teksa Kanye vazhdon lidhjen me Irina Shayk, fokusi i Kim Kardashian mbeten fëmijët. Së fundmi miliarderja ka kthyer kohën pas me një dedikim të ndjerë për vajzën e saj të madhe, North, e cila e bëri nënë për herë të parë, 8 vite më parë.
“Foshnja ime e parë, North është 8 vjeç sot. North një ditë ti do t’i lexosh të gjitha këto mesazhe të shtypura në një libër që po bëj për ty dhe shpresoj ta ndjesh gjithë dashurinë sepse ti i ke sjellë shumë dashuri dhe gëzim të gjithëve. Ti je vajza më e zgjuar, më moderne, njeriu më kreativ që e di mirë se çfarë do në jetë. Zgjodha këto foto që më kujtuan periudhën e ardhjes në jetë të North dhe lidhjen e fortë që kam me të”, shkroi Kim.
Kujtojmë se Kim dhe Kanye janë prindër të 3 fëmijëvë të tjerë, Palm, Chicago dhe Saint. Pas ndarjes së dyshes, fëmijët po qëndrojnë me mamanë e tyre./revistawho.com