• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kim dhe Kanye prindër për herë të katërt, por djalit detyrohen t’i blejnë çdo gjë nga e para

Kim Kardashian dhe Kanye West për disa muaj presin të bëhen prindër për herë të katërt. Ata do të bëhen prindër të një djali, i cili do të vijë në jetë nga një nënë surrogate. Pavarësisht se Kim dhe Kanye kanë tre fëmijë, atyre u duket sikur do e provojnë këtë eksperiencë për herë të parë. Një burim i tyre ka treguar për ‘People’ se çifti i njohur nuk ruajnë asnjë rrobë të fëmijëve të tyre dhe për këtë arsye janë detyruar të blejnë gjithçka nga e para për djalin që do të lindë. Të gjitha rrobat e fëmijëve të tjerë ata i kanë dhuruar në shoqatat e bamirësisë për të ndihmuar fëmijët që kanë nevojë. Ndërsa për fëmijën e tyre Kim dhe Kanye po kujdesen që t’i blejnë gjithçka dhe ata po planifikojnë të organizojnë edhe një ‘baby shower’. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE