• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kim dhe Kanye prindër për herë të katërt, nëna surrogate sërish shtatzënë pas një viti

Rreth 1 vit më parë Kim Kardashian dhe Kanye West u bënë prindër për herë të tretë. Vajza e tyre, Chicago, erdhi në jetë nga një nënë surrogate që e mbajti në bark për 9 muaj. Këtë vit Kim dhe Kanye duket se do të bëhen sërish prindër. Pas lindjes së Chicago, nëna surrogate do të sjellë në jetë një djalë kanë konfirmuar disa burime për ‘Us Weekly’. Fëmija pritet të vijë në jetë në fillim të muajit mars, duke u bërë kështu i katërti në shtëpinë e Kim dhe Kanye. Kim Kardashian ka dashur gjithmonë 4 fëmijë dhe siç duket ëndrra e saj pak nga pak po bëhet realitet. /revistawho.com