• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Në shtëpinë e...

Kim dhe Kanye hyjnë në shtëpinë që kushton 20 milion dollarë, ja detajet

Kim Kardashian dhe Kanye West investuan plot 20 milionë dollarë për vilën e tyre super luksoze në Hidden Hills gjatë gushtit të vitit 2014. Por, më pas reperi i pakënaqur me pamjen e shtëpisë së tij, urdhëroi disa rinovime. I pakënaqur me punën, ai kërkoi edhe një rinovim tjetër, duke shpenzuar jo më pak se 10 milionë dollarë.

Tani, revista People raporton se çifti brenda dy muajsh do të hyjë në shtëpinë e re e cila më parë ishte pronë e Lisa Marie Presley.

Kjo revistë po ashtu shkruan se dyshja tani është shumë më mirë, pasi u goditën nga plaçkitja e bukuroshes dhe problemet mendore të reperit në fund të vitit të kaluar. “Ai po kalon shumë mirë me Kim”, ka thënë një burim për revistën People. Problemi sipas këtij burimi, ishte axhenda e ngjeshur që Kanye pati. “Ajo që e shtyu atë përtej kufijve ishin projektet e shumta. Tani ai ka lënë të gjitha anash dhe po fokusohet vetëm në linjën e tij të veshjeve”. Dhe, sipas People edhe Kim ka ndryshuar shumë. Edhe pse ajo ende e do famën, tani është duke u sjellë si një nënë tipike.

“Ajo është shumë e përfshirë në atë që bëjnë fëmijët e saj”, shton ky burim për People, duke thënë se bukuroshja e ka kuptuar se jeta është për familjen.

Villa në Hidden Hills është sinonim i luksit. Ajo ka tetë dhoma fjetje dhe 10 banjo.

Rinovimi ka përfshirë një ndërrim të ngjyrës së shtëpisë dhe ndërrim të dritareve po ashtu, të cilat tani janë më të mëdha, shkruan Telegrafi.

Kanye ka kërkuar personalisht disa thyerje të mureve në shtëpi dhe zgjerimin e dhomave të fjetjes së tij, sidomos asaj kryesore, teksa po ashtu kërkoi rikonstruktimin e pishinës në oborr pasi konsideroi se hapësira mund të shfrytëzohej më mirë.