• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kim dhe Kanye bëhen prindër për herë të katërt? Mesazhet e reperit lënë vend për dyshim

Postimi më i fundit i Kim Kardashian në ‘Twitter’ i ka bërë të gjithë të dyshojnë se fëmija i katërt i saj dhe Kanye West ka ardhur në jetë. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ka publikuar një bisedë me Kanye, në të cilën ai i shkruante se tani është nënë e 4 fëmijëve. “Kjo është jeta jote. E martuar me 4 fëmijë, në kopertinën e ‘Vogue’, shkon çdo javë me familjen në kishë. Ëndrrat bëhen realitet”, lexohet në mesazhet e dërguara nga Kanye.

Menjëherë pas postimit të gjithë filluan të dyshonin se dyshja e njohur u bënë sërish prindër, por në fakt nuk është e vërtetë. Burime për “Us Weekly” kanë treguar se fëmija i katërt i Kanye dhe Kim nuk ka ardhur ende në jetë. Pritet që vogëlushi të lindë gjatë këtij muaji nga një nënë surrogate, sepse kjo është metoda që Kim dhe Kanye kanë zgjedhur edhe më parë. Kujtojmë se çifti i famshëm kanë tre fëmijë të tjerë, North, Saint dhe Chicago. /revistawho.com