• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kim detyrohet të “ndahet” nga Chicago, e dërgon në shtëpinë e Khloe

Kim Kardashian është detyruar të “ndahet” për pak kohë nga vajza e saj, Chicago, që vogëlushja  të mos preket nga gripi. Duke qenë se e gjithë familja kishte probleme me gripin, Kim e ka dërguar të voglën e saj tek motra, Khloe. “Dje ishte një ditë shumë e vështirë , sepse gripi po vjen rrotull shtëpisë sonë. Kështu vendosa që Chicagon ta dërgoja në Cleveland me Khloe”, – ka thënë Kim për ‘Extra’. Si një teze e mirë, Khloe u kujdes që e vogla Chicago të qëndronte e qetë në shtëpinë e saj së bashku me të bijën, True.

Kim do të duhet të qëndrojë për të paktën 4 ditë larg vajzës, derisa gripi të largohet nga shtëpia e saj. Ndoshta ky vendim i Kim është një ide e mirë për të gjitha nënat që kanë fëmijë të vegjël, për t’i mbajtur sa më larg këtij virusi gjatë ditëve të ftohta të dimrit. /revistawho.com