• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kiara Tito më natyrale se asnjëherë, zbulon detajin që nuk e vumë re në fytyrën e saj

Kiara Tito është një figurat e reja të ekranit shqiptar. Ajo e nisi karrierën e saj si moderatore në programin ‘Select’ në ‘Top Channel’ dhe tashmë prej 2 sezonesh drejton emisionin ‘Doktor Plastik’ në ‘Klan Tv’.

Bukuroshja publikon herë pas here në ‘Instagram’ foto të ndryshme, ku duket mjaft tërheqëse. Ditën e sotme Tito ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj një foto ku është duke drekuar dhe detaji që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve kanë qenë qukat e 23-vjeçares.

Kiara ka shkruar bashkangjitur me foton: “Hera e parë dhe me shumë mundësi e fundit që qukat e mia shfaqen në ‘Instagram’ ”. Ndonëse këtë detaj në të tjera raste e ka fshehur, duhet thënë që duket shumë bukur dhe kështu.

Kujtojmë se xhirimet për ‘Doktor Plastik 2’ kanë nisur dhe shumë shpejt moderatoren do ta shohim në ekran./revistawho.com