Kiara Tito feston sot 26-vjetorin e lindjes dhe miqtë e saj i kanë bërë një surprizë në ‘Top Albania Radio’ teksa jepte një intervistë. E emocionuar ajo ka publikuar një video nga surpriza dhe foto me miqtë e saj, që e kanë mbushur plot zbukurime dhe detaje festive. “26 dhe e lumtur. Faleminderit për këtë surprizë kaq të bukur. Ju dua”, shkruan ajo.
Kaq u desh që urimet për Kiarën të vërshojnë nga kolegë, miq dhe sidomos fansa./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CY3ujSjqRsm/?utm_medium=copy_link