• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kiara Tito e nis 2020 në ditën e lindjes së saj, ja si duket moderatorja në festën e mbrëmjes së sotme

Moderatorja e ëmbël e ekranit shqiptar, Kiara Tito feston sot 24-vjetorin e saj. Ajo e ka nisur ditën mes shumë urimesh, të cilat kanë mbërritur në llogarinë e saj në ‘Instagram’ nga ndjekësit dhe miqtë e ngushtë të Kiarës.

Ndërsa pak më parë Tito zbuloi me anë të një videoje në rrjetet sociale, ku ka zbuluar se si duket mbrëmjen e sotme në festën që ka organizuar për njerëzit e saj më të dashur.

“Duke e nisur 2020 në 24k. Vajza e ditëlindjes”, ka shkruar moderatorja krah videos ku shfaqet e veshur me një fustan ngjyrë pand dhe sandalet plot shkëlqim. Kiara ka zgjedhur që ‘look-un’ e saj ta plotësojë me një ‘makeup’ në ngjyrat e tokës dhe flokët e kapur.

Me siguri mbrëmja e sotme do të rezervojë plot surpriza dhe momente të bukura për moderatoren e cila ka zgjedhur ta kalojë me një festë të personalizuar./revistawho.com