• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Khloe mbush 2 vjeç dhe mami Zaimina i dedikon këto fjalë të voglës së saj

 

Vogëlushja e këngëtares Zaimina Vasjari ka festuar sot ditëlindjen e saj të dytë. Vasjari ka publikuar disa foto së bashku me vajzën e saj ku shfaqet e veshur njësoj me të. Këngëtarja ka zgjedhur që të kombinohet me disa fustane në ngjyrë mente së bashku me Khloe.
“E di se çfarë është dashuria falë teje”, ka shkruar Zaimina krah fotos ku shfaqet duke puthur dhe përqafuar vajzën.
Kujtojmë se Vasjari publikon herë pas here foto me Khloen duke treguar se gjendet pranë saj shumicën e kohës./revistawho.com