• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Khloe Kardashian reagon për herë të parë pas tradhtisë së partnerit: Ju nuk e dini çfarë ndodh në shtëpinë time

Tradhtia e Tristan Thompson kundrejt partneres së tij Khloe Kardashian është duke u përfolur shumë në media. Kemi dëgjuar versione të ndryshme të historisë nga burime të afërta, por asnjëhërë nga Khloe dhe Tristan.

Më në fund ylli i Kardashianëve ka vendosur të thyejë heshtje dhe ti përgjigjet një nga komentuesve të rrjeteve sociale. Fansja i shkruan se është e zhgënjyer nga vendimi i Khloes dhe se ajo nuk është një femër me vetëbesim. Ndërkohë Khloe i përgjigjet fanses së saj me fjalë të cilat tregojnë hapur  se ajo e ka falur Tristanin.

“Nuk është ekzaktësisht ashtu. Ti nuk e di çfarë ndodh në familjen tonë dhe nuk e di sa e vështirë është të rindërtosh marrëdhënien. Megjithatë e vlerësoj mendimin tënd”, shkruan Khloe./revistawho.com