Nëse ka një detaj që nuk ka munguar në ‘look-un’ dhe veshjet e ideuara nga personazhet e njohur këtë vjeshtë dimër kanë qenë kambalet e zeza, ato me platformë të lartë, hera herës edhe në ngjyrë tjetër, megjithatë të kombinueshme me çdo veshje, fund a pantallon.
Në mesin e viteve ‘90 kambalet ishin në këmbët e çdo vajze shqiptare, dimër e verë, për shkak të ndikimit të spektaklit të ‘Canale 5’, ‘Non e la Rai’ dhe prezantueses së tij, Ambra Angiolini. U deshën vite që këmbët e vajzave të rigjenin sandaler e të merrnin sërish ajër, por së paku këtë vit kambalet rikthehen vetëm në dimër dhe në verë ndoshta sa për një foto.
Jonida Vokshi ka guxuar duke u shfaqur edhe në intervista të ndryshme me kambalet e vitit. Moderatorja i kombinoi ato me një kostum të zi në të dyja rastet, e ftuar në ‘Ftesë në 5’, por edhe në Kosovë pak ditë më parë.
Dojna Mema po ashtu ka zgjedhur që pardesytë e saj bezhë apo getat e zeza t’i përshtasë me kambalet e zeza. Edhe bukur, edhe rehat.
Jonida Maliqi ka zgjedhur që një kostuim tejet shik të zi, me kapelen në të njëjtën ngjyrë në kokë t’i kombinojë me këpucët e zeza me platformë duke qëlluar kështu me këtë ‘look’.
Arbana ka zgjedhur një pale këpucë të zeza me platformë, shumë pak të larta në një ‘outfit’ të përditshëm të saj në punë.
Adrola Dushi ka pozuar me kambalet e zeza përballë aparatit forografik, kombinuar me një ‘body’ në ngjyrë të zezë dhe flokët voluminozë.
Edhe Fjoralba Ponari ka zgjedhur një palë kambale të zeza me lidhëse, më sportive se të tjerat, por rehatshëm në pamje.
Epo vajza nëse jeni në pikëpyetje se çfarë i ka munguar garderobës suaj këto kohë apo çfarë ju duhet për t’u kombinuar me çdo gjë, sapo e morrët një mendje. Ju veproni sipas gustove, por mos thoni se nuk ju thamë gjë./revistawho.com