Flokët janë gjysma e bukurisë dhe kjo shprehje merr kuptim kur gjejmë modelin që na përshtatet. Por vajzat e njohura që po ju tregojmë tani kanë një të përbashkët: Duhet të kishin lindur me flokët kaçurrela.
Orinda Huta, Klea Huta, Ronela Hajati, Adrola Dushi, Anxhela Peristeri e Roza Lati na kanë çuditur kur u shfaqën kaçurrelse dhe duket se rricat e ondet janë pikërisht për to.
Kaçurrelat jo vetëm i kanë bërë edhe më të ëmbla vajzat e ekranit, por edhe i kanë ndryshuar totalisht në pamje, si për shembull Ronela e Klea të cilat thuajse nuk njihen.
Nuk e dimë për ju, por ne mendojmë se këto vajza të njohura duhet patjetër t’i bëjnë flokët më shpesh kaçurrela.