• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Këto mama të njohura fundjavën ua kanë dedikuar tërësisht fëmijëve

Për nënat që punojnë, fundjava është koha ideale për të kompesuar mungesat e javës sa i takon fëmijëve.
Pushimi na bën që ta marrim çdo gjë më me avash, të shtrohemi më mirë në një bisedë dhe të kemi kohë, të bekuarën kohë që sot sa më shumë e ndjek duket se të ikën nga duart.
Për vajzat e ekranit që janë edhe mama, gjërat vështirësohen më shumë dhe përherë ka një luftë mes profesionit dhe kohës që duan fëmijët (zakonisht këta duan vetëm kohë sidomos kur janë ende të vegjël).
Arbana Osmani ka postuar disa Instastory, ku në qendër janë dy djemtë e saj. Në bisedën që bën me Jonin, Arbana na ka treguar dhe sesa të shtrenjtë qenkan për ta kotelet, të cilat Joni nuk pranon t’ia falë askujt.

Instagrami i Jonida Vokshit sot kishte protagoniste dashurinë më të madhe të jetës së saj, vajzën e saj, Emi.

https://www.instagram.com/reel/CUAOXFqrZL4/?utm_medium=copy_link

Momente lumturie ka postuar edhe Klea Huta e cila e ka shfrytëzuar fundjavën për një vizitë tek gjyshi bashkë me djalin e saj.

NdërsaJona Spahiu e cila shihet tek e mban hipur në qafë, Raidenin e vogël. Me këtë rast Jona ka bërë dhe pak palestër.

Përtej gjithë angazhimeve, duket se fundjava është koha e artë për t’ua dedikuat 100% atyre që kanë më shumë nevojë. Dhe e hëna pastaj sigurisht nis me tjetër motivim./revistawho.com