• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Këto janë pushimet e fundit të Rita Orës, këngëtarja zbulon arsyen pse

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora duket se po shijon ditët e fundit të pushimeve për këtë vit. Me postimin e fundit në rrjetet sociale, Rita ka treguar se pas këtij momenti do t’i dedikohet plotësisht muzikës.

“Kur e di që këto janë pushimet e tua të fundit përpara hiteve të Orës”, ka shkruar këngëtarja krah fotove ku shfaqet mjaft tërheqëse me format e saj fizike.
Si çdo herë tjetër fansat kanë lënë komente nga më të ndryshmet, midis të cilave ka dalluar ai nga mamaja e Ritës, e cila e komplimenton gjithmonë vajzën edhe publikisht./revistawho.com