• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Këto janë ditët më të bukura për Jakub dhe Afërditën, dyshja merr një tjetër surprizë nga miqtë e tyre

Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Lajmin e ka zbuluar vetë dyshja me anë të një videoje në të cilën kanë treguar dhe gjininë e bebit që pritet të jetë djalë.

Gjatë këtyre ditëve Afërdita dhe Jakub kanë ndarë momentet e tyre më të ëmbla, por dhe janë surprizuar nga miqtë e tyre.

Së fundmi Dreshaj ka treguar një dhuratë ku shihet se si janë formuar me tollumbace fjalët: “Mami dhe babi, urimel”.

Me siguri këto duhet të jenë ditët më të bukura për çiftin, i cili kurorëzoi dashurinë në muajin qershor të 2018-ës në një ceremoni të madhe me njerëzit më të dashur në Miami./revistawho.com