• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla

Këto janë disa nga trendet më të reja të pranverë-verë 2020 dhe padyshim që do dukeni mahnitëse

Pranvera 2020 nuk është shumë larg. Në kërkim të pamjes perfekte, imazhit të ri dhe stilit të shkëlqyer, shumë gra janë gati të shpenzojnë shumë kohë dhe përpjekje. Por nëse doni vërtet një ndryshim dramatik në pamje, atëherë ne kemi disa këshilla për ju. Frymëzuar nga Java e Modës në New York, ju prezantojmë me tendencat e flokëve për pranverën dhe bëhuni gati t’i shihni kudo, sidomos në Instagram.

Gërshetat: Kemi një rikthim të trendit të viteve ’90 dhe nuk është i vështirë për t’u bërë. Mund të kapësh flokët, të lësh dy pjesë për t’i bërë gërshet në pjesën para, dhe tek bishti mund të bësh dy apo tre. Nëse dëshiron i kap topuz, nëse jo i lë të lirë. Nëse i do si në foto, mund të shkosh tek një stilist flokësh.

Dy gërsheta para dhe ngjyrë e fortë në flokë. Ngjyrat e karrotës, të kuqes dhe kafes së pjekur, sigurisht edhe nuancat e flokëve bjondë vijojnë të jenë trend, ndonëse pak më të forta. Kjo pranverë ka tendenca flokësh me onde të mëdha, ose të shkujdesura.

-Aksesori rreth me animal print mbi flokë të kapur ose të shkujdesur.

Flokë të kapur topuz, por jo të krehur dhe të rregullt.

Nuanca të forta që bien në sy: Si ngjyra e karrotës, bluja, apo nuanca e fortë në rozë

Flokët pink, me dy gërshetë të njohur si gërsheti dymbëdhjetësh.

Perlat në kokë janë trendi më i ri i pranverë 2020.

Lule livando, vendosur në flokë të ndarë në mes dhe gërshetë që bashkohen në pjesën pas kokës, ose lihen të lirë të kapur me llastikë të vegjël në fund.

Precizioni nuk përfshihet fare në trendin e flokëve të pranverës 2020. Baluket priten jo me saktësi dhe topuzi i kapur thjeshtë, duke lënë të lira fije flokësh.

Rikthehet modeli i viteve 80. Do jenë in kapset me bazë krëhëri. Ndani flokët me vijë anash dhe vendosni kapësen se nuk lejon të prishet modeli.