Fundjava i takon familjes dhe kjo gjë është një fakt tanimë. Ermali e ka kaluar të shtunën me shokun e tij më të mirë, Joelin, i cili sa më shumë rritet më shumë i ngjason të atit.
“Rritu,Puno,Luaj(Përsërite)”, ka shkruar Ermali krah momenteve më argëtuese me të birin, të veshur me uniformat ushtarake në ambientet ku kanë zgjedhur të luajnë këtë të shtunë.
Sakaq vëmendjen e ka marrë gjithmonë buzëqeshja e madhe e Joelit, që duket se kur është me babin bën vërtetë qejfin që i ka ënda!/revistawho.com