• youuinsttaaffccbb
TEST
Horoskopi, Instant Articles, Lajme

Këto do të jenë shenjat e horoskopit më me fat gjatë muajit shkurt

Jeni kuriozë si do jeni në muajin e dashurisë? Më poshtë keni renditjen nga vendi i parë tek i fundit sipas asterologes, Meri Sheuhu.

1-Ujorët. Jeni tipa të veçantë. Afërdita është në shenjën tuaj dhe Dielli gjithashtu. Pas mesit të muajit do të shpërbleheni edhe ekonomikisht për punën që keni kryer.

2-Peshqit. Do të futet Afërdita në shenjën tuaj përfundimisht. Inatet do të zbuten dhe do të jeni të adhurueshëm. Data 15 do jetë shumë e rëndësishme për ju.

3-Akrepi. Do të krijojnë talente dhe do të kenë romanca fantastike.

4-Gaforrja. Do të jeni të lumtur pas datës 11 Shkurt. Do keni bashkëpunime. Hëna e re iu jep fat në punë gaforreve.

5-Bricjapi. Do të keni pak probleme me shëndetin dhe punën. Do vijnë momente të mira ekonomike dhe do të keni marrëveshje pune gjatë kësaj periudhe.

6-Shigjetari. Me eklipsin në shenjën e diellit ndriçojnë, por mund të ketë momente kur do gaboni. Në familje do keni më shumë gjëra për të bërë. Në shtëpinë tuaj do të futen edhe paratë.

7-Virgjëresh. Do të keni periudhë të vrullshme bashkëpunimi. Marrëdhëniet do t’ju lodhin pak. Duhet të keni kujdes në datat 17 dhe 25.

8-Peshorja. Në datën 15 hëna do t’ju japë rrugë të re dhe famë. Konfidencat e peshoreve do të fillojnë të prishen pak nga mesi i muajit.

9-Demi. Do të fitoni forca dhe do të keni njohje të reja. Data 15 do të jetë ditë me fat për ta.

10-Dashi. Duhet të keni kujdes nga shkëlqimi dhe afrimitetet e tepërta, jo çdo gjë e bukur mund të jetë e vërtetë.

11-Binjakë. Do të keni zhgënjime dhe skandale. Kujdes me eprorët dhe jetën personale.

12-Luani. Do të zbuloni anët e errëta tuajat, por ju pëlqeni dritën. Puna e përditshme  do të ecë mirë.