• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Këto deklarata të Liam Hemsworth i bindën të gjithë se Miley i drejtohet atij në këngën e fundit

Miley Cyrus sapo publikoi projektin e saj më të fundit muzikor në bashkëpunim me Lana Del Rey dhe Ariana Grande me titull ‘Don’t Call Me Angel’. Pas komenteve të shumta se këngëtarja ka rikthyer në klipin e këtij projekti një skenë të xhiruar më parë teksa ka luajtur Hannah Montana, së fundmi ndjekësit mendojnë se artistja i drejtohet ish-partnerit të saj, Liam Hemsworth me këtë këngë.

Kjo sepse Hemsworth e ka quajtur shumë herë publikisht ‘engjëll’ partneren e tij. “Faleminderit partnerja ime e bukur, ti je e ëmbël, je engjëll, të dua” apo “Gëzuar ditëlindjen engjëllit tim të preferuar”, janë disa nga urimet që Liam ka zgjedhur t’i bëjë artistes.

Mesa duket Cyrus ka zgjedhur t’i përgjigjet në formën më interesante ish-bashkëshortit të saj me të cilin i dha fund marrëdhënies 10-vjeçare vetëm disa javë më parë./revistawho.com