• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Këtë vigjilje Krishtlindjesh, Arbana Osmani rezervon surprizën më të bukur për djalin e saj

Arbana Osmani ka menduar të realizojë surprizën më të bukur për djalin e saj Joni dhe mbesën Kenza këtë vigjilje Krishtlindjesh. Moderatorja ka ndarë më të gjithë ndjekësit disa video në ‘Instastory’, ku ka zbuluar se e gjithë shtëpia është dekoruar me babagjyshin e Vitit të Ri dhe çdo detaj tjetër i cili personifikon festat e fundvitit.

Osmani e ka pritur vogëlushin e saj teksa ka hyrë në shtëpi, për t’i treguar se kishte një surprizë për të. Reagimi i më të vegjëlve, djalit dhe mbesës së Arbanës ka qenë si i çdo fëmije, teksa kanë vrapuar për të parë nga afër të gjitha lodrat në shtëpi.

Me siguri kjo do të jetë një nga Krishtlindjet më të bukura që Joni dhe Kenza do të kalojnë pranë Arbanës./revistawho.com