Kryefjala e kësaj javë është: Sensualiteti. Planeti Venus do të hyjë në shenjën t ij, Dem në 14 prill, kështu do ndiheni më kuriozë, më të komunikueshëm dhe me fuqi, falë edhe bashkimit të Diellit dhe Mërkurit në Dash. Mbani mend të kërkoni çfarë dëshironi direkt dhe me pasion. Mos harroni edhe të dëgjoni dëshirat e të tjerëve.
Dashi – Kjo javë ju bekon me më shumë para. Mendo thellë për vlerat e tua dhe sesi t’i vendosësh në praktikë. Lidhja e Diellit me Mërkurin në shenjën tuaj do t’ju ndihmojë në përdorimin e fjalëve në mënyrë që të arrini dëshirat.
Demi – Vëmendja do jetë tek ju, do ndiheni optimist dhe do e çoni një nivel më lart romanticitetin. Mbaje zemrën e hapur dhe këtë javë do të keni mundësinë të lini pas një zakon të keq duke u çliruar nga diçka që nuk funksionte.
Binjakët – Këtë javë do i jepni fund lidhjeve që nuk iu duhen për të nisur të reja. Do bashkoheni me miq, qoftë edhe virtualisht dhe do festoni për progesin që secili ka bërë në jetën e tij.
Gaforrja – Do i hiqni kufijtë këtë javë. Mund të përfshini romancën në një shoqëri, ose shoqërinë në një romancë. Do keni dhe sukses profesional të menjëhershëm.
Luani – Do krijoni një lidhje mes vetes dhe kolegëve, gjë që do të keyë shumë rëndësi. Lidhja e Diellit me Mërkurin ju kërkon të mësoni nga gabimet dhe të bëni më të mirën atëherë kur duhet.
Virgjëresha – Këtë javë do rritet pasioni dhe kurioziteti. Do mendoni për një kimi mes jush dhe shefit/shefes. Do mendoni më shumë për intimitet. Do keni imagjinatë dhe aftësi komunikuese të kënaqshme.
Peshorja – Do gjeni korrelacion më të thellë të dëshirave të partnerit duke pasur rezultate të kënaqshme. Lidhja e Diellit me Mërkurin do t’ju bëjë të gjeni balancën midis gjërave që dëshironi dhe atyre që të tjerët dëshirojnë.
Akrepi – Të kundërtat tërhiqen dhe këtë javë do ndjeni kimi me njerëz që nuk e prisnit. Me vetëbesim jepini një shans për të pasur rezultate të plotfuqishme. Eksperimentoni me rutinën, zakonet apo një strategji që do t’ju bëjë më mirë.
Shigjetari – Do i jepni rëndësi gjërave të vogla dhe do shqyrtoni se cili prej njerëzve të tu të dashur do i vë re gjërat e vogla tek ju. Lidhja e Diellit me Mërkurin do t’ju bëjë të shprehni një dëshirë ose frikë tek dikush.
Bricjapi – Do ndiheni me kurajo për t’u hapur emocionalisht. Lidhja e Diellit me Mërkurin do t’ju bëjë të komunikoni me njerëz, vende dhe me eksiperienca dhe do të ndiheni si në shtëpi.
Ujori – Këtë javë do kërkoni të lidheni me njerëz që ju japin siguri. Lidhja e Diellit me Mërkurin kërkon që të jeni të drejtpërdrejtë kur flisni në mënyrë që të kuptoni gjërat.
Peshqit – Shprehi dëshirat romantike këtë javë. Por edhe dëgjo dëshirat e të tjerëve për të pasur rezultat. Lidhja e Diellit me Mërkurin kërkon që të vini në prioritet sigurinë, kënaqësinë dhe kujdesin ndaj vetes.