• youuinsttaaffccbb
TEST
Horoskopi, Lajme

Këtë javë një tjetër retrogradë, por për mirë

Mërkuri retrogradë përfundoi, por tani një tjetër retrogradë do të ndodhë. Asteroidi Chiron do të jetë retrogradë duke nisur nga kjo javë deri në 19 dhjetor, duke na ndihmuar të gjejmë hapësirë, dhembshuri dhe ndjeshmëri për tu shëruar.

Dashi – Vetëbesim do të keni këtë javë. Bashkimi i Venusit me Marsin kërkon të ndërmerrni risqe. Chiron do të jetë retrogradë në shenjën tuaj dhe do t’ju bëjë më të dhembshur dhe të përgjegjshëm.

Demi – Shprehni emocionet këtë javë. Bashkimi i Venusit me Marsin kërkon të ndani ndjenjat me njerëzit që i konsideroni familje. Chiron retrogradë do t’ju ndihmojë të lini pas gjërat që nuk ju duhen.

Binjakët – Bashkimi i Venusit me Marsin do t’ju ndihmojë me komunikimin këtë javë. Chiron retrogradë do t’ju bëjë të rishikoni kë mbani afër. Do të kuptoni se çfarë ju duhet për të riskuar drejt të panjohurës.

Gaforrja – Bashkimi i Venusit me Marsin kërkon që këtë javë të komunikoni me trupin tuaj dhe të ndiheni sensual. Chiron retrogradë ju inspiron për të kultivuar emocione të shëndetshme.

Luani – Bashkimi i Venusit me Marsin ju jep më vetëbesim këtë javë. Chiron retrogradë do t’ju ndihmojë me mësimet që do të merrni nga jeta. Duhet të vendosni një rutinë, për tu relaksuar dhe kujdesur për veten.

Virgjëresha – Bashkimi i Venusit me Marsin do t’ju ndihmojë të lini pas situatat, lidhjet, zakonet që ju mbajnë pas. Chiron retrogradë do t’ju bëjë të hapni zemrën. Do ndiheni si lider mes miqve.

Peshorja – Bashkimi i Venusit me Marsin kërkon të dilni në dritë dhe të zini vendin tuaj në shoqëri. Chiron retrogradë do t’ju ndihmojë të vendosni limite. Punoni shumë për të fituar akoma më shumë.

Akrepi – Bashkimi i Venusit me Marsin do t’ju ndihmojë të arrini atë çfarë doni në karrierë.Vendosni çfarë doni dhe arrini qëllimin. Chiron retrogradë kërkon të mos neglizhoni kujdesin ndaj vetes.

Shigjetari – Bashkimi i Venusit me Marsin do t’ju ndihmojë të eksploroni gjëra të reja për të fituar më mençuri. Chiron retrogradë do t’ju bëjë të jeni më të dhembshur. Riskoni dhe merrni vendime me pasion këtë javë.

Bricjapi – Bashkimi i Venusit me Marsin kërkon të pranoni dëshirat tuaja. Chiron retrogradë do t’ju bëjë kuriozë. Duhet të gjeni balancën mes dëshirave tuaja dhe të të tjerëve këtë javë.

Ujori – Bashkimi i Venusit me Marsin ju rikujton se të kundërtat tërhiqen. Chiron retrogradë do t’ju ndihmojë të flisni të vërtetën me pasion. Do kuptoni se zgjedhjet tuaja sjellin edhe rezultate të mëdha këtë javë.

Peshqit – Bashkimi i Venusit me Marsin kërkon të shihni sesi mund të arrini sukses. Chiron retrogradë do t’ju ndihmojë të qartësoni emocionet tuaja. Lidhuni me miqtë këtë  javë dhe festoni progresin.