• youuinsttaaffccbb
TEST
Këshilla

Zbuloni 5 ngjyrat më në modë këtë vit për brunet

Ngjyrat e errëta të flokëve kanë pak probleme kur bëhet fjalë në shtimin e nuancave. Megjithatë, ‘PureWow’ ka sjellë 5 ngjyrat më në modë për të gjitha brunet.

  1. Një nuancë bakri

Ngjyra e bakrit është shumë në modë këtë sezon. Nëse nuk doni të ndryshoni totalisht ngjyrën e errët të flokëve, kërkojini parukierit tuaj t’ju shtojë një nuancë të lehtë në fund.

  1. Nuanca kafe

Nëse keni flokë të errët, shtoni disa nuanca kapuçino në fund dhe shihni një përfundim perfekt. Këto 2 ngjyra shkojnë shumë me njëra-tjetrën.

  1. Ngjyrat e tokës

Ngjyra kafe e tokës, e ftohtë dhe e mbyllur, është një mënyrë perfekte për të bërë një ndryshim të lehtë dhe në të njëjtën kohë të qëndroni tek ngjyra juaj natyrale.

  1. Brune në bjonde

Kjo ngjyrë është në mode për vitin 2019. Nëse vendosni të bëni këtë ndryshim, do të jetë vendimi i duhur, pasi do të keni një balancë midis ngjyrës së çelët dhe të errët.

  1. Brune ‘cool’

Këtë ngjyrë moderne mund ta merrni duke futur disa nuanca të çelëta rreth pjesës së fytyrës dhe në fund të flokëve./revistawho.com

CLOSE
CLOSE