• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Dieta VIP, Këshilla

Thotë se e dashuron ushqimin, zbuloni çfarë konsumon Ardit Gjebrea çdo drekë

Nga Rudina Laka/Ai është ndër personazhet që e pranon vazhdimisht dashurinë që ka për ushqimin dhe faktin se e shijon shumë atë. Prezantuesi i njohur Ardit Gjebrea e ka thënë shpesh se ushqimi është një nga dashuritë e tij më të mëdha, edhe pse duhet të kufizohet herë pas here për të mos e tepruar me kilogramët që merr.

Në periudha të caktuara Arditi i nënshtrohet një regjimi të caktuar ushqimor, në mënyrë që të ushqehet shëndetshëm dhe të mos e teprojë me produktet që konsumon. Për këtë gjë i vjen në ndihmë dietologia e njohur Blerina Bombaj.

Blerina na ka ndihmuar edhe ne të zbulojmë se çfarë konsumon prezantuesi kur është me dietë, në 5 ditë të javës dhe kryesisht në vaktin kryesor të ditës që është dreka.

Të gjitha pjatat duken shumë të shijshme dhe të shëndetshme.

Vetëm një pamje e tillë mund t’ja prishë mendjen Arditit për të mos rënë pre e tundimit për ushqime të tjera jashtë regjimit./revistawho.com