• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla

Këshilla estetike: Si ta kombinoni buzëkuqin me ngjyrën e lëkurës?

Make up duhet të kombinohet me ngjyrën tonë të lëkurës. Është një rregull kyç, që duhet ta vëmë në përdorim gjithnjë kur kemi për të blerë produkte kozmetike. Përse mos ta respektoni këtë rregull edhe me buzëkuqët?

Shkëlqyesit ngjyrë rozë i shkojnë të gjithave dhe në veçanti atyre që kanë lëkurë të çelët. Tonalitete pak më të ndezura si rozë e theksuar i shkojnë atyre që kanë flokë të kuq dhe lekurë të çelët.

Tonalitet e kafta janë ideale për flokë të kuq apo gështenjë, dhe me lëkurë jo shumë të çelët. Nxjerrin në pah të bardhën e syrit.

Ngjyra e purpurt kombinohet shumë bukur me lëkurë të errët dhe me flokët tek nuancat e errëta.

E kuqja e ndezur është një ngjyrë shumë e vështirë edhe pse i bukur. Është perfekt për ato që i kanë flokët ngjyrë të errët. Ndërsa ngjyrat metalizato, mbi të gjitha në buzë, janë shumë të vështira për t’u kombinuar për ato që kanë lëkurë të çelët. Kështu që bëni kujdes të mos e ekzagjeroni.

Risia

Është arritur të shpiket dhe të prodhohet një linjë e re buzkuqësh që i “tradhëton” paksa të zonjat që e vendosin. Bëhet fjalë për shpikjen më të re të botës së kozmetikës, i kuqi i buzëve që ndërron ngjyrë sipas dëshirave seksuale të femrës.

Sa të thjeshtë do ta kenë meshkujt tani, pasi do të mund të kuptojnë në kohë hapat që duhet të hedhin me një femër në këtë drejtim. Kështu, ata do të kuptojnë nëse femra ka ndonjë dëshirë hormonale “të nxehtë” për mashkullin që ka pranë, ose nëse ajo do t’i thotë jo. Në këtë rastin e fundit, mashkulli do ta ketë të thjeshtë të ruajë “dinjitetin karakteristik” dhe të mos e ftojë fare për më tej, pasi vetë i kuqi i buzëve i ka treguar se femra nuk ka aspak dëshirë… I kuqi i buzëve në fjalë, reagon në bazë të hormoneve të organizmit të femrës. Për shembull, ai merr një ngjyrë më të ndezur në rastin kur femra ndjen diçka për mashkullin që ka pranë. Ai është shpikur në Kaliforni, është prodhuar nga firma kozmetike “Too Faced” dhe quhet “The Mood Swing Emotionally Activated Lip Gloss”. Deri tani ky produkt e ka një fanse të cmendur: ajo është këngëtarja Katty Perry.