Filmi “Looking for Venera” ka fituar çmimin ‘Special Jury Award’, në ‘International Film Festival Rotterdam 2021’. Lajmin e ka bërë të ditur producenti i tij Besnik Krapi. Videon e tij teksa merr lajmin e madh e ka publikuar edhe Jonida Vokshi, e cila është krenare për arritjen e bashkëshortit të saj.
“Urime. ‘Looking for Venera’ fiton çmimin ‘Special Jury Award’, në ‘International Film Festival Rotterdam 2021’! Jam shumë e lumtur për ty shpirt. Mos u ndalshin më çmimet tani. Urime të gjithë ekipit”, ka shkruar ajo krah videos ku dukshëm shfaqet entuziasmi i ekipit.
Në qendër të këtij prodhimi kinematografik është historia e Venerës, një vajzë që pas takimit me një mik të ri vë në dyshim sistemin patriarkal që ndjek familja e saj dhe ndjek nga pas Dorinën, një vajzë mëndjehapur që e nxit Venerën drejt eksplorimit./revistawho.com