• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kërkohet një përgjigje nga Renato Mekolli

Kjo ditëlindje e ka gjetur shefin e njohur të kuzhinës, Renato Mekollin në tokën e premtuar. Vetëm pak ditë më parë ai u zhvendos në Los Angeles, aty ku na zbuloi pamjet e para duke pushuar nën rrezet e diellit.
Ndërsa pak më parë, Mekolli ka ndarë një tjetër moment në ditën e lindjes, duke shkruar: “Krenar për jetën time. Duke festuar në vorbull. Djali i ditëlindjes”.
Renato shfaqet i qeshur në foto, ndonëse për ndjekësit e tij të rregullt nuk ka zbuluar nëse kjo është një biletë pa kthim apo jo. Disa muaj më parë, ai u shpreh gjatë një interviste se gjithçka në Shqipëri kishte shkuar drejt fundit dhe se ai do të largohej sa më parë.
Fansat e ‘Hell’s Kitchen’, kanë një tjetër pyetje. A do të rikthehet Renato për një sezon të katërt? Përgjigjen e sigurt e jep vetëm Renato./revistawho.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Renato Mekolli (@renatomekolli)