• youuinsttaaffccbb
TEST
Modë

Këpucët më të çuditshme, më të mrekullueshme, e ato më të guximshme që u prezantuan gjatë 2017-tës

Këtë vit stilistët ndryshuan komplet idenë tonë në lidhje me modelet e këpucëve ‘trendy’ sipas ‘Vogue’. Ka pasur shumë këpucë të çuditshme, ndonjëherë edhe surreale gjatë gjithë 2017.

Këpucët më të shndritshme: Saint Laurent, Vjeshtë 2017

Ka shance që ju të arrini t’i shihni që nga hapësira çizmet deri në gju të punuara me kristale të Saint Laurent, çmimi i të cilave shkonte në 10.000$. Këto këpucë patën një impakt të paimagjinueshëm duke filluar që nga Rihanna, Beyonce, Kendall Jenner duke arritur deri tek personazhet e showbizz-it shqiptar si: Lori Hoxha.

Këpucët më të çuditshme: Balenciaga x Croc, Pranverë 2018

Nallanet në ngjyrë të verdhë dhe rozë të kombinuara me fustane mbrëmjesh pushtuan pasarelat. Tani duam të dimë kush do të jenë fansat e parë që do të bëjnë një kombinim të tillë kaq të guxishëm

Këpucët më trend: Calvin Klein, Vjeshtë 2017

A keni menduar ndonjëherë se çizmet ‘cowboy’ do të jenë përsëri një trend?  Ky ishte një trend i 2017 dhe do të vazhdoj të jetë një trend edhe për vitin 2018.

Këpucët më popullore: Fendi, Vjeshtë 2017

Këto këpucë të larta ndoshta mund të mos duken si këpucë shumë të rehatshme, por duke u bazuar në thëniet e disa stilistëve këto ishin këpucët më popullore për 2017.

Këpucët më artistike: Jacquemus, Vjeshtë 2017

Disa nga vajzat më me stil dhe disa artistë u panë të përdornin këpucët surreale të Jacquemus këtë vit. Me takë shumë gjeometrike këto këpucë prekin botën e artit dhe janë shumë të rehatshme për të ecur.

Këpucët më “përçarëse”: Loewe, Pranverë 2018

Asnjëherë një palë atlete nuk kanë shkaktuar kaq shumë debat. Kishte nga ata që mendonin se stilisti kishte dashur t’i jepte një efekt prej elfi dhe kishte nga ata që mendonin se kjo ishte një çmenduri dhe diçka aspak praktike për t’u veshur.

Takat me detajin më të bukur: Dries Van Noten, Vjeshtë 2017

Stilisti u kujdes që kjo takë të vinte në formën e një kristali ngjyrë të kaltër, duke shtuar dhe sasinë e duhur të shkëlqimit.

Këpucët më të shëndetshme: Dolce & Gabbana, Pranverë 2018

Të gjithë mjekët e dietës tuaj do t’u thonë që është shumë e rëndësishme të konsumoni sa më shumë perime. Këto këpucë me stampime bizelesh të Dolce & Gabbana do t’ua kujtojnë të konsumoni perime sa më shpesh. / revistawho.com