• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla, Lajme

Keni lëkurë të irrituar pas dushit? Ja ç’duhet të dini

Lëkura e irituar pas dushit mund të rrisë mundësinë e rreziqeve shëndetësore. Lëkura e irrituar pas dushit mund të ndodhë në një zonë të caktuar ose në gjithë trupin tuaj, ajo mund të shoqërohet me skuqje të butë apo të fortë.

Për ta luftuar këtë dhe për të pasur një lëkurë të butë dhe të mirëhidratuar nuk është e lehtë, ndonjëherë ju përdorni kremin që premton mrekulli, por pastaj ai sërish nuk fuksionon.

Nuk është krejt normale ta ndjesh të tërhequr lëkurën pas një dushi, por kjo shkaktohet nga përdorimi i sapunit të papërshtatshëm, nga dushi i gjatë dhe me ujë të nxehtë, apo alergjia ngag produktet e ndryshme.

Për të minimizuar problemet e lëkurës pas dushit, është mirë të përdorni një pastrues apo sapun të butë si dhe të laheni me ujë të vakët (jo shumë të nxehtë), jo shumë shpesh dhe jo dush shumë të gjatë.
Nuk është e këshillueshme të bëni dush dhe banjo shumë herë në ditë.

Banjot e gjata nuk janë të mira për lëkurën. Një herë në javë ekspertët rekomandojë të bëni një trajtim “exfoliating”, i cili është i butë dhe jo-agresiv, në mënyrë që të pastroni lëkurën nga qelizat e vdekura.
Në çdo rast, në varësi nga shkalla e problemit është e këshillueshme që të konsultoheni me një dermatolog./Shendeti