• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Keni dhimbje shpine? Gjashtë ushtrime që ju duhen

Në ditët e sotme ku pjesa më e madhe e kohës kalohet ulur para kompjuterit dhimbja e shpinës është simptoma më e përhapur. Fizioterapistët kanë grupuar gjashtë ushtrime që mund t’i bëni në kushte shtëpie për të lehtësuar dhimbjet. “Këto ushtrime bëhen për të shtrirë muskujt e shpinës, dhe njerëzit kanë idenë se kjo lidhet me një qëndrueshmëri të muskujve që vënë në lëvizje shpinën tonë”, sqaron Emma Cranfield, fizioterapiste. Emma thotë se nuk duhet të trembemi nga lakimi i shpinës por duhet të mendojmë që ajo të jetë në lëvizje gjithmonë. Ajo rekomandon të bëhen ushtrime të lehta që vënë në punë muskujt kryesor duke ndërtuar një strukturë muskulore bazë. “Unë do të rekomandoja që këto ushtrime të kryheshin tre herë në javë nga 20 minuta”, thotë Emma. Ndërsa Olly Jones, një trajner personal thotë se duhen shmangur qëndrimet ulur për një kohë të gjatë, pasi kjo i bën muskujt e shpinës dembele, dhe ndikojnë në dhimbjet e saj. “Ka forma të ndryshme të dhimbjes së shpinës, por nëse ushtroheni, sigurisht që do të lehtësohen”, thotë Olly. Për të ndjekur gjashtë ushtrimet që duhen, shihni galerinë e fotove.