Bebe Rexha është surprizuar në mënyrën më të bukur nga legjenda e muzikës ‘country’, Dolly Parton. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka treguar se Dolly është idhulli i saj, ndaj dhe kjo e fundit i ka dërguar një mesazh. “Përshëndetje Bebe! Unë jam një fanse e madhe e jotja dhe do të doja të bënim diçka të dyja bashkë një ditë, sepse dikush më ka treguar se dhe ti ke shumë dëshirë. Kështu që le të ndodhë!”, është shprehur Dolly në video.
https://www.instagram.com/p/B3iR-YVl50H/
Bebe është emocionuar shumë nga këto fjalë, ndaj videon e ka ndarë me të gjithë ndjekësit në rrjete sociale. “Jam e vdekur. Ajo është një nga idhujt e mi. Shikojeni pak. Nuk mund ta besoj se ajo më dërgoi këtë. Ndoshta një bashkëpunim?”, ka shkruar Rexha bashkangjitur videos. Bebe ka realizuar më parë këngën “Meant to be” me një dyshe shumë të njohur të muzikës ‘country’, Florida Georgia Line. /revistawho.com