• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Këngëtarja shqiptare e zhgënjyer nga juria e Festivalit: Ju nuk do të keni kurrë fuqi të mposhtni një talent

Pas Luiz Ejllit, një tjetër artiste braktis finalen e Festivalit të 56-të të Këngës në RTSH. Këngëtarja Xhesika Polo, e cila performoi në natën e parë të festivalit, ka njoftuar se nuk do të ngjitet sonte në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve.
“Doja t’ju komunikoja se juria e Festivalit të Këngës në RTSH vendosi, që unë të mos jem pjesë e finales së madhe. Jam shprehur shumë mirë për këtë festival këtë vit, me nota optimiste. Kënga ime “përjetë” është pritur shumë mirë edhe nga mediat e huaja, por u deshën vetëm 5 anëtarë jurie që t’ja ndërprisnin rrugëtimin”, – ka shkruar këngëtarja në një status në llogarinë e saj në Instagram. Polo është shprehur se ndihet shumë e zhgënjyer dhe e prekur nga ky episod, pasi kënga ishte realizuar nga vëllai i saj.
“Kur je përballë një episodi kaq të shëmtuar, të vjen të qash, të bërtasësh, të shash por nuk ja vlen. Shpirti më dhemb kur i shkruaj këto fjalë se nuk dua të tregohem e fortë kur të tilla gjëra të lëndojnë, kjo këngë ishte bërë me shumë dashuri nga vëllai im”, – shkruan artistja.
Pavarësisht zhgënjimit, zbulimi i “X Factor Albania”, është shprehur se do të vazhdojë të luftojë për t’ja dalë mbanë në rrugën e ashpër të artit. “5 njerëz mund të kenë në dorë një festival, ama kurrë nuk do të kenë fuqinë të mposhtin një talent”, – vijon këngëtarja.