• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Këngëtarja shqiptare bën ëndrrën e saj realitet, takon Angelina Jolie nga afër

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur premiera ndërkombëtare e filmit më të ri të prodhuar nga ‘Disney’, ‘Maleficent Mistress of Evil’. Angelina Jolie si personazh kryesor i filmit nuk mund të mungonte në premierën e organizuar në teatrin ‘El Capitan’ në Los Angeles. Aktorja u shoqërua në tapetin e kuq nga fëmijët e saj dhe arriti të rrëmbente vëmendjen e të gjithëve me një fustan të zi të gjatë.

Në premierë ishte e pranishme edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, pasi kënga e saj ‘You can’t stop the girl’ është pjesë e filmit.

Bebe pati mundësinë të takonte nga afër Angelina Jolie dhe të bënte një foto me të, duke realizuar një nga ëndrrat e saj më të mëdha.

Ajo ka treguar se aktorja ishte akoma më e mrekullueshme nga afër dhe se për të nuk kishte emocion më të madh se të pozonte përkrah saj. Kënga e Bebes ‘You can’t stop the girl’ është pritur mjaft mirë nga fansat dhe përfshirja e saj në film shënon një tjetër sukses për artisten shqiptare. /revistawho.com