• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Këngëtarja e njohur turke vishet nga Valdrin Sahiti për koncertin e saj, e falenderon publikisht për punimet unike

Fama e Valdrin Sahitit ka depërtuar përtej kufijve shqiptarë, sepse në jo pak raste stilisti i njohur ka veshur yje me famë botërore. Së fundmi Sahiti ka bashkëpunuar me këngëtaren e njohur turko-belge, Hadise. Ajo ka mbajtur një koncert në Stamboll dhe gjatë tij ka ndërruar disa veshje, të gjitha të punuara nga stilisti shqiptar. Përpara nisjes së koncertit ajo ka falenderuar publikisht Valdrinin për gjithë veshjet unike që kishte krijuar për të. Nga pamjet e publikuara në ‘Instagram’ shihet se Hadise ka shkëlqyer me veshjet e Sahitit dhe ka pasur tre trupore të ndryshme dhe një fustan të kuq  mjaft të bukur.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që Sahiti dhe Hadise bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, sepse edhe më herët këngëtarja e njohur ja ka besuar veshjet e saj stilistit shqiptar. Gjatë muajit maj ata të dy u panë bashkë në Turqi dhe kjo shkaktoi shumë bujë në mediat atje. Siç duket ky takim duhet të ketë qenë ne lidhje me koncertin dhe prandaj ka qenë mjaft i rëndësishëm për stilistin e këngëtaren. /revistawho.com