“Inspirimi im, idhulli im, miku im më i mirë, babai im. Fjalët nuk mund ta përshkruajn sesa shumë që të dua. Gëzuar ditëlindjen babi dhe shumë vite të tjera që do të vijnë”- ky është urimi që reperi Seven Saraçi i ka dedikuar babait të tij me rastin e ditëlindjes.
Përveç urimit emocionues, ajo që bie në sy janë tiparet e vogëlushit në foto. Seven paska qenë një fëmijë shumë i bukur, bjond me sy bojëqielli, tipare që i ruan edhe sot.
Në një foto të babait të këngëtarit, e shkrepur shumë vite më vonë, duket se artisti ka shumë ngjashmëri fizike me të atin.
Seven vjen nga një familje artistësh dhe duket se po ndjek hapat e prindërve të tij këngëtarë, Sunaj Saraçi dhe Vera Uruqaj.\revistawho.com