Këngëtari shqiptar Besnik Qaka ka publikuar një foto me të bijën Una së fundmi. Sigurisht fotot nuk janë të pazakonta për të, por kjo e sotmja është disi e veçantë. Siç duket Besniku ka zgjedhur ta ketë të bijën në çdo moment me vete dhe puna nuk e ka penguar. Teksa regjistron këngën e radhës, këngëtari shfaqet me të bijën në krah para mikrofonit. Mbase kur të rritet e vogla do ndjekë rrugën e artit njësoj si i ati, por është ende herët për ta kuptuar. Megjithatë solisti i ‘NRG Band’ po sigurohet që e bija ta marrë që tani shijen e muzikës dhe gjithë kënaqësinë që ofron ajo.
Una erdhi në jetë vitin që shkoi dhe është fëmija i parë i këngëtarit dhe bashkëshortes së tij. /revistawho.com