• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Këngëtari shqiptar humb nënën, Anjeza Shahini: Një tufë me lule për teta Verën e mirë, na ke pranë miku ynë i dashur

Arbër Arapi është një nga këngëtarët që e nisi karrierën tek “Ethet e së premtes mbrëma”, por është shkëputur nga muzika më pas. Ditën e sotme, këngëtarja e njohur, Anjeza Shahini ka njoftuar me anë të një shkrimi prekës se Arbri ka humbur nënën e tij.

“Si fëmijë i lodhim prindërit tanë, si adoleshentë duam ti bëjmë krenarë, si të rritur thjesht duam ti shohim të lumtur dhe kurrë të mos i themi lamtumirë. Një tufë me lule për teta Verën e mirë. Na ke pranë miku ynë i dashur. @arberarapi”, shkruan Anjeza në foton ku shfaqen të gjithë miqtë e Arbrit nga “Ethet e së premtes mbrëma”. Anjeza, Klajdi Musabelliu, Rosela Gjylbegu dhe të tjerë personazhe e kanë ruajtur miqësinë që prej atij kompeticioni dhe tashmë po i gjenden pranë Arbrit në këto ditë të vështira.