Këngëtari italian Gianluca Grignani, i cili mban mbi supe një karrierë muzikore 20 vjeçare është gjendur mbrëmë në spital. Sipas mjekëve shkaktar ka qënë konsumi i lartë i alkolit i cili i ka sjellë këngëtarit një sulm paniku. Në shtëpinë e tij përveç ambulancës e cila ishte thirrur nga familjarët e tij, është gjendur edhe policia. Kujtojmë që herën e fundit këngëtari ka patur problem me policinë italiane. Vetëm pak kohë më parë ai ka performuar i dehur në skenë, dhe më pas është akuzuar se ka shtyrë nga shkallët një policë. Tashmë dihen marrëdhëniet e këngëtarit me alkolin. Në një deklaratë për shtyp familjarët e tij janë shprehur se arsyeja e sulmit të panikut ka ardhura pasi Gianluca ka qënë i ngarkuar emocionalisht për daljen e albumit të ri. Me këtë rast ata kanë bërë të ditur publikut se pikërisht sot është publikuar albumi më i ri i këngëtarit.