• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Këngëtari i njohur i habit të gjithë: Prindërit e mësuan lajmin e martesës nga interneti

Në fillim të këtij muaji Joe Jonas i habiti të gjithë me martesën e tij të papritur me Sophie Turner. Çifti i njohur kurorëzuan dashurinë e tyre në Las Vegas dhe siç duket as njerëzit e tyre të afërt nuk kanë qenë në dijeni të organizimit të ceremonisë martesore. Gjatë një interviste për “The Graham Norton Show”, Joe ka treguar se prindërit e tij e morën lajmin e martesës nëpërmjet internetit.

Ndërsa prindërit e këngëtarit e mësuan nga lajmet që shkruheshin në mediat ‘online’, ata të Sophie e kanë marrë vesh pak orë para dasmës. Nëna e Tuner ka rrëfyer se ajo i kishte marrë në telefon dhe ju kishte treguar se do të martohej në Las Vegas. Në fakt kjo ka qenë një ide e mirëmenduar nga ana e çiftit, por lajmi mori dhenë kur i ftuari i tyre në dasmë, Diplo, zbuloi gjithçka përmes videove ‘live’ në ‘Instagram’.

Pavarësisht se dasma ishte e papritur, çifti nuk kanë vepruar njësoj për muajin e mjaltit, pasi do të presin sa Joe të përfundojë përgatitjet për turneun  tij me grupin “Jonas Brothers”. Kujtojmë se banda e njohur e vëllezërve u rikthye pas 6 vitesh nga koha e ndarjes dhe 3 muaj më parë publikuan këngën “Sucker”. /revistawho.com