• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Këngëtari britanik fansi i saj më i madh, ja çfarë bën ai kur dëgjon këngën e Era Istrefit

Era Istrefi dhe këngëtari i njohur britanik, Julian Perretta, po kalojnë shumë kohë pranë njëri-tjetrit dhe për këtë arsye fansat e tyre vazhdojnë të aludojnë se dyshja ka diçka më shumë se miqësi. Pak kohë më parë, Julian dhe Era kaluan bashkë pushimet në ishullin e Mykonos dhe fotot apo videot në rrjete sociale nuk munguan. Duket se të dy po kalojnë shumë bukur pranë njëri-tjetrit dhe nuk kanë ‘frikë’ të ua tregojnë ndjekësve të tyre. Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka publikuar një video në ‘Instastory’ ku shfaqet me disa miq, ndër to dhe Julian, në makinë me këngën e saj ‘Bon Bon’ në sfond. Kjo këngë duket se nuk është e preferuara vetëm për publikun, por dhe për rrethin e saj më të ngushtë. Të gjithë kërcenin pas muzikës ritmike, ndërsa Julian dëgjohet të këndojë një pjesë të shkurtër të këngës. Era nga ana tjetër duket tepër e emocionuar nga ‘performanca’ e miqve të saj./revistawho.com