Është thënë gjithmonë se këngët dhe mesazhet që ato mbartin brenda ndonjëherë kthehen në ‘miket’ tona më të mira kur nuk arrijmë ta shprehim diçka me fjalë. Gjithmonë ka një këngë që mund të të bëjë të ndihesh më mirë kur je i trishtuar apo të ndihesh si në qiellin e shtatë kur je i dashuruar. Kemi parë shumë herë që disa nga këngët më të bukura që i thurin lavde dashurisë janë kthyer në melodinë kryesore në dasmat e çifteve të reja. Por ka dhe nga ato raste kur kthehen në frymëzim për një lidhje të fortë.
Disa këngë të Artjola Toskës janë kthyer në motivin kryesor për një çift të ri. Vetë këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ një tablo, në të cilën shihet e vizatuar Artjola duke kënduar dhe silueta e një çifti nën një pemë. Në pjesë të ndryshme të telajos lexohen edhe disa fraza nga këngët e Artjola Toskës. “Sa bukur kur këngët e tua bëhen lajtmotiv në lidhjen e një çifti”, – ka shkruar këngëtarja bashkangjitur fotografisë. /revistawho.com